Rrëzimi i avionit/Reagon TIA: 2 personat bashkë me fëmijët shpëtuan për mrekulli, ja çfarë e shkaktoi incidentin

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar mbi rrëzimin e avionit të vogël model Beechcraft, në aeroportin e Rinasit.

Përmes një njoftimi për mediat, TIA ka shpjeguar ngjarjen e cila u regjistrua në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, ku avioni me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë.

Sipas TIA-s, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të 4 personat gëzojnë shëndet të plotë. Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta. Ndërkohë njoftohet se fluturimet rifilluan.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Vrasja e policit në Lezhë/Efektivët s’i mbajnë nervat me gazetarët: Ik mos na rr*j k****

Read Next

Armina Mevlani ka një ‘hall’ më të madh se Sali Berisha dhe pyet fansat për t’ia zgjidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular