Salianji ja thotë në sy Berishës: Nuk mund të fajësosh ambasadorët për gabimet e tua  

Jepi Share

“Problemi themelor qe ka partia sot janë plagët ne bazë. Bashkimi vjen duke u bërë proces i përbashkët!”. Kështu deklaroi deputeti i PD-së, Ervin Salianji nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.

Në analizën e tij Salianji tha para deputetëve se personalizimi i mbledhjes i shërben krijimit te ndasisë dhe propagandimit në publik të ndarjes. Mes të tjerash Salianji i sugjeron ish-kryeministrit Berisha që të ndalë sulmet ndaj ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.

“Çdo mbledhje pa axhendë duket si mbledhje për axhenda okulte, produkti qe jem kjo mbledhje nuk duhet te prodhoje me shume paqartësi, me shume mjegull dhe me shume ndasi! Personalizimi i mbledhjes i shërben krijimit te ndasisë dhe propagandimit ne publik te ndarjes!

Duhet t’iu them disa elemente; ne kemi bërë një rrugëtim të ndryshëm për disa muaj; para 2 javëve ka pasur një vendim gjykate, njëra palë thotë nuk e njoh por ndërkohë prej dy javësh nuk e ka thërritur pjesën e grupit qe mendon kështu, as kryesine e partisë, nuk e ka mbledh as degët, çuditërisht dorëzuan dhe çelësat duke e bërë fakt vendimin!

Gjendja dhe prania e çdo deputeti këtu ka bërë fakt një gjendje të re, sot gjendja faktike po tregohet nga te gjithë kolegët që folën. Po i kërkohet Komisionit të Rithemelimit të bëjë pjesë të procesit deputetët dhe nuk po i kërkohet askujt tjetër.

Problemi themelor që ka partia sot janë plagët në bazë, ne duhet ti japim mundësi çdo demokrati të garojë në një proces të besueshëm dhe ku janë gjithë palët! Bashkimi vjen duke u bërë proces i përbashkët!

Po ju kërkoj dhe diçka si kolegë, secili prej jush është në të drejtën e vet për sa kohë flet në cilësi personale dhe jo në emër të grupit, por Berisha duhet të ndalen sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara.

Problemet ja kemi shkaktuar njeri-tjetrit, nuk mund të shpallim faktorë ambasadorët për gabimet e dikujt!

Na ka ndarë jo mbështetja ndaj një personi, por mbështetja që i kemi dhënë siglës dhe puna për demokratët!”, tha Salianji.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Nuk i dhanë fjalën në mbledhje, Sali Berisha gjen “ngushëllim” te mediat: E toleruam, Alibeaj pushon së qeni kryetar i grupit

Read Next

Nuredin Dumanit i ofrohet të bashkëpunojë me prokurorinë, ja çfarë ka thënë 37-vjeçari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular