Serbi Bregoviç në Korçë/ Zv/kryetarja e Bashkisë: Shqiptarët s’janë aq trima sa hiqen në Facebook, s’na e prishin dot koncertin

Zëvendëskryetarja e bashkisë së Korçës, Benila Terova ka deklaruar se shqiptarët nuk janë aq trima sa hiqen në Facebook.

Për këtë arsye, ajo nuk shqetësohet se mund të ketë ndonjë incident në festivalin ku merr pjesë këngëtari serb, Goran Bregoviq, ndonëse ka shumë reagime për të.

Terova ka shpjeguar në një bisedë për Express, se në këtë Festival do të ketë forca të shtuara të policisë që do të parandalojnë ndonjë incident të mundshëm.

Ajo foli edhe për deklaratën e reperit Noizy, se do të nxisë dhunë në rast se Bregoviç merr pjesë në këtë Festival.

Sipas saj, në policinë e Shqipërisë është bërë një denoncim ndaj këngëtarit Rigels Rajku i njohur si Noizy.

“Nuk mendoj që do të ketë eksese. Shqiptarët po të ishin kaq trima, në llafe dhe Facebook janë shumë, po në situatën e zjarreve që po e përfshinë Shqipërinë dhe që po i vënë vetë këta me dorën e tyre, nuk kanë forcën që të shuajnë zjarrin e shtëpisë nuk i bashkohen aty siç po bashkohen shumë artistë dhe individë zjarrfikësve që po fikin zjarret në tërë Shqipërinë, plus do të ketë prezencë të madhe policore dhe nga sa di sa kam informacione, ky këngëtari, reperi Noizy që ka nxitur një lëvizje është bërë një denoncim sot në policinë në shtetit për të pasur një ndalim të tij se nuk mund të kërcënojë ai ngrihuni dhe t’i biem me shishe të mbushura kujtdo qoftë”, ka thënë ajo për Express.

Noizy nuk është këngëtari i vetëm që e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Bregoviçit në Festivalin e Birrës në Korçë. Kundër kanë dal edhe Genc Prelvukaj, Vesa Luma, Besa Kokëdhima, Unikatili e të tjerë.

Vinkmag ad

Read Previous

Bëni kujdes! Ky është mashtrimi më i madh që po u bëhet shqiptarëve

Read Next

Frika nga hakmarrja e talebanëve/ SHBA bisedime të fshehta me Kosovën dhe Shqipërinë për të strehuar afganët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular