‘Serbia po furnizohet me armë kineze’, reagon e shqetësuar Kosova

Jepi Share

Pas publikimit të hulumtimit të Associated Press, ku dëshmohet furnizimi i Serbisë me armë kineze përmes Turqisë, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i shefit të Stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.

Vela, është shprehur i shqetësuar për këtë lajm, duke thënë se kjo është dita e dytë që përmes rrugëve ajrore, armatimi kinez po transportohet drejt Serbisë.

”Është dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në #Serbi: disa fluturake të ????????PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yelloë River Group, prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”, ka shkruar Vela.

Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.

Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.

Edhe pse Serbia ka votuar në favor të rezolutave të OKB-së që dënojnë sulmet e përgjakshme ruse në Ukrainë, ajo ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër aleatëve të saj në Moskë ose t’i kritikojë drejtpërdrejt masakrat e dukshme të kryera nga trupat ruse atje

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lufta në Ukrainë/ Vuçiç përgatitet për më të keqen, kërkon t’i blejë ‘armën sekrete’ Erdoganit

Read Next

Ish-drejtori i CIA-s bën paralajmërimin e tmerrshëm: Ja çfarë do të ndodhë në Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular