Shërbimet sekrete perëndimore mendojnë se ka një probabilitet të lartë që Rusia të pushtojë Ukrainën, pasi Moska grumbulloi më shumë se 90 mijë trupa në kufirin e saj. Ekspertja Hanna Maliar tha për mediat e huaja se këto konkluzione të shërbimeve sekrete jo vetëm në informacionin për numrin e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas, duke sugjeruar se Uashingtoni kishte informacion shtesë mbi synimet e udhëheqësit rus Vladimir Putin.
Kur u pyet nëse rreziku i agresionit ushtarak rus ishte më i lartë se gjatë viteve të fundit, ajo tha: “Informacionet nga shërbimet tona të inteligjencës ushtarake përputhen me informacionin nga vendet e tjera partnere për mundësinë që Rusia të pushtojë Ukrainën këtë dimër. SHBA informoi aleatët javën e kaluar se Moska po përgatitej për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Nga ana tjetër Presidenti rus i ka hedhur poshtë aludimet për situatën si “alarmiste” dhe ka akuzuar NATO-n për ndezjen e tensioneve në rajon me stërvitjet e veta të paplanifikuara. Sipas një zyrtari evropian edhe nëse Rusia nuk pushton, lëvizjet e trupave kufitare janë shqetësuese.
“Presioni i vazhdueshëm nga Rusia po e bën gjithmonë e më të vështirë zhvillimin dhe forcimin e Ukrainës si vend”, -tha zyrtari.