Sherr dhe thyerje gotash në mbledhjen e Grupit të PD/ Salianji reagon pas shuplakës që mori, ja çfarë thotë Grida Duma

Jepi Share

Ka përfunduar pas 6 orësh mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, ndërsa Lulzim Basha ka pohuar se do të bëjë një hap pas, por pa specifikuar nëse ky hap do të thotë dorëheqje apo jo.

Ervin Salianji tha se hapi pas do të thotë dorëheqje, pasi hap pas nuk mund të ketë në formë tjetër.

“Në mbledhje ka pasur tone të larta mes meje dhe z. Basha, ka pasur edhe njerëz të paftuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar, por ai incidenti që është raportuar në media, nuk është ashtu, pasi edhe vetë zonja, emri i të cilës është përendur publikisht ka thënë se nuk ka qenë fare aty”, tha Salianji.

Ai pohoi se sa herë ka mbledhje me z. Basha ka edhe tensione dhe incidente, pasi ne nuk vijmë këtu për të treguar se kush ka më shumë mbështetës.

Ndërkohë Grida Duma tha se Basha ka pohuar se do të bëjë hap pas, por shpresojmë që të jetë i sinqertë në ato që thotë.

“Do të shikojmë në vijim, ne si deputetë do të vijojmë të konsultohemi me njëri-tjetrin”, tha Duma.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Do japë dorëheqjen? Lulzim Basha zbulon vendimin që ka marrë: Jam në dispozicion të…

Read Next

Moska lëshon paralajmërimin e frikshëm: Ja çfarë ndodh nëse Finlanda dhe Suedia hyjnë në NATO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular