“Shiu ikën, dielli vjen”/ Berisha nisi sot fushatën elektorale, Monika Kryemadhi publikon videon dhe jep mesazhin e koduar nga shtëpia e saj

Jepi Share

Për zgjedhjet lokale në 6 bashkitë e vendit, LSI-ja ia ka ofruar siglën dhe koalicionin, ndërsa Berisha ka nxjerrë kandidatët. Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, kur zyrtarisht sipas KQZ bëjnë pjesë LSI dhe PDK, ka brenda edhe grupimin Berisha që ka marrë përsipër që veç caktimit të kandidatëve po udhëheq edhe fushatën elektorale.

Ndërkohë që sot Berisha ka nisur fushatën nga Durrësi, kryetarja e LSI-së ka zgjedhur të dalë me një mesazh në rrjetet sociale.

Kryetarja e LSI-së , Monika Kryemadhi ka adresuar një mesazh ndjekësve të saj që të shijojnë një të diel të mbarë pranë familjes.

Duke folur nga banesa e saj, Kryemadhi është shprehur se “shiu ikën, dielli vjen” teksa u ka uruar të gjithëve që ta shoqërojnë këtë ditë pushimi me energji pozitive.

“Ju uroj të diel të mbarë për të gjithë ju që doni ta shijoni pranë familjeve tuaja me miq e shokë. Shiu ikën, dielli vjen. Shijojeni të dielën dhe energji pozitive,”-thotë ajo në fjalën e saj.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

I preku të gjithë/ Vogëlushi i drejton thirrjen dëshpëruese kryeministrit: Xhaxhi Edi të lutem mos…(FOTO)

Read Next

Saimir Tahiri e kishte denoncuar dikur për 3 raste gjyqtarin që dha vendimin për arrestimin e tij, reagon Maks Haxhia dhe zbulon gabimin që kanë bërë: E harruam!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular