Search
Close this search box.

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu? Bledi Çuçi: Do e mësoni kur do t’i mbarojë kandili

Në media qarkullon lajmi se është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

I pyetur në komisionin e Sigurisë Kombëtare nëse është shkarkuar Ardi Veliu, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se do ta mësoni shumë shpejt se kur do t’i mbarojë kandili, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Veliu u emërua në këtë post në shkurt të vitit 2018. Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij, ndërsa kujtojmë se vetëm një ditë më parë në qytetin e Elbasanit u ekzekutuan me armë zjarri dy persona të përfolur si njerëz të botës së krimit.

Po ashtu ditën e djeshme në Veri të Shqipërisë u rrëzua një avion i dyshuar se transportonte drogë, ndërsa dy pilotët arritën të largoheshin pa gjurmë me një fuoristradë.

Vinkmag ad

Read Previous

Atentati me dy të vdekur në Elbasan/Merret nën hetim gazetari Artan Hoxha dhe televizioni ku ai punon, sekuestrohen pamjet

Read Next

(VIDEO) Shkarkimi i Ardi Veliut/Ky ishte ultimatumi i Ramës që ‘i hëngri kokën’ drejtorit të policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular