Stafi i projektit lifemedturtles.project në takimet e organizuara me shkolla të ndryshme ka zhvilluar aktivitete mbi ndërgjegjësimin e brezit të ri për mbrojtjen e breshkave detare. Gjithashtu në këto aktivitete janë shpërndarë materiale informuese.

“Ditën e sotme stafi i projektit @lifemedturtles.project organizoi një takim me shkolla. Gjatë këtij takimi, u zhvilluan aktivitete dhe biseda për ndërgjegjësimin e brezit të ri për mbrojtjen e breshkave detare, si edhe shpërndarje e materialeve të projektit”, thuhet në njoftimin e Shoqata Herpetofauna Shqiptare- SHHSH, Herpetofauna Albanian Society (HAS).



