Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një pallat në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” të këtij qyteti. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e shpërthimit me lëndë plasëse. Kjo e fundit ishte vendosur në derën e një apartamenti në katin e katërt të këtij pallati. Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë.