Shqipëria ndal Çekinë në “Air Albania” dhe luan gjithçka për ndeshjen e fundit

Shqipëria dhe Çekia kanë mbyllur me një barazim pa gola sfidën në “Arenën Kombëtare” në Ligën e Kombeve, në një sfidë ku kanë qenë miqtë ata që i kanë shkuar më pranë golit.

Çekia dominoi pjesën e parë, duke goditur dy herë traversën që në start e më pas duke kërkuar vazhdimisht hapësira para Strakoshës.

Kuqezinjtë rrezikuan më shumë në startin e pjesës së dytë e më pas u treguan të kujdesshëm vetëm në pjesën e dytë me disa mundësi shënimi të Bajramit dhe Laçit, por duke qenë shumë të kujdesshëm për të mos pësuar në prapavijë. Ndaj ndeshja u mbyll pa gola dhe me situatën në grup që mbetet e hapur për çdo variant në sfidën e fundit ndaj Ukrainë.

Vinkmag ad

Read Previous

Nga arbitri tek bastet dhe transmetimi, ja çfarë duhet të dini për duelin Shqipëri-Çeki

Read Next

UEFA a po humb kredibilitetin e vet? Pse tolerohet Serbia të shfrytëzojë Zvicrën dhe Rumaninë për racizëm duke fyer shqiptarët dhe Kosovën që i kanë njohur?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular