Shqipëria në vendin e 110 për korrupsion, Belind Këlliçi: Vendi ka nevojë për opozitë jo për kullat e Ramës

Jepi Share

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar mbi raportin e fundit të Transparency International për korrupsionin, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e 110 nga 118 shtete.

“Shqipëria u zhyt në listën e vendeve më të korruptuar të botës duke rënë me 27 vende që prej vitit 2016.

Vendi ynë rreshtohet krah Bosnjë Herzegovinës, Malaëi në Afrikë, Mongolisë dhe Tailandës, ndërsa në Ballkan jemi kaluar nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Kosova. Kjo e fundit është përmirësuar ndjeshëm, me plot 17 vende në renditje”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.

Sipas tij, raporti konfirmon se gjatë pandemisë në Shqipëri pati një valë autoritarizmi shtetëror për të penguar lirinë e shprehjes, tubimet qytetare dhe aktivitetet e shoqërisë civile.

 “35 gazetarë janë paditur dhe intimiduar gjatë vitit 2021. Ka patur kontroll të shtuar të informacionit gjatë periudhës së pandemisë, që i shërbeu qeverisë si justifikim për të mbuluar me terr informativ prokurimet publike.

Prandaj vendit i duhet opozita dhe jo bashkëqeverisja me krimin. Duhen sa më shumë zëra kundër qeverisë Rama dhe kukullave të saj në selinë e PD”, shprehet Këlliçi.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Përplasjet e Veliajt me FSHF dhe tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, shpërthen deputeti demokrat: Në këto kohë që opozita duhet të merrte fatin e vendit në dorë, është zhytur në konflikt për pushtet

Read Next

I nguli thikën 20-vjeçares në Tiranë, sherri mes vajzave për një djalë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular