
Deklarata e kryeministrit Edi Rama në vizitën e tij zyrtare në Gjermani i cili tha se do të kërkonte ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për procesin e integrimit në BE duket se nuk është pritur mirë nga vendet anëtare.
Gazetarja në Bruksel, Erisa Zykaj në një intervistë televizive tha se deri tani nuk ka gjasa që kjo kërkesë të pranohet. Zykaj thekson se Maqedonia e Veriut e ka marrë statusin e vendit kandidat që në vitin 2005 dhe do të ishte e padrejtë.
“Deri tani nuk ka gjasa. Kjo thirrje nuk dëgjohet sepse bëhet fjalë për një vend. Maqedonia e ka marrë statusin e vendit kandidatit në 2005. Shtetet anëtare nuk mund t’ia bëjnë këtë Maqedonisë së Veriut. Ka qenë shumë e padrejtë që në fillim e ka bllokuar Greqia, pastaj Bullgaria. Kjo mund të bëjë një problem edhe për ne më vonë. Duhet të vendoset një kriter i caktuar. Deri tani nuk ka ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Nuk është dëgjuar ende thirrja e kryeministrit të Shqipërisë”, u shpreh Zykaj.
