Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar 4 variantet që po diskutohen për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në bazë të ndryshimeve që iu bënë Kodit Zgjedhor, në këto zgjedhje shqiptarët do të votojnë për partinë politike, por edhe për 1 nga kandidatët.