Si do shkohet në zgjedhjet e 6 marsit? Përgjigjet Bujar Nishani

Ish presidenti Bujar Nishani ka folur mbi zgjedhjet lokale të pjesshme që pritet të mbahen në 6 bashki të vendit në datën 6 mars.

Ai foli edhe për strategjinë që do të ndjekë Sali Berisha.

“Patjetër që do marrim pjesë, është një provë shumë e rëndësishme për ne. Sepse ky është një lloj sondazhi pavarësisht se është lokal, me të cilin duam të ballafaqohemi me qeverinë së pari duke parë se qeverisja vendore ka dështuar dukshëm. Pushteti lokal është inekzistent. Ky është objektivi ynë i parë dhe së dyti duhet të zhbëjmë çdo tentativë dashakeqe dhe spekulime që mohon ekzistencën tonë dhe të gjithë PD-së duke atashuar, konkretisht aktorë të cilët janë inekzistentë në politikë siç është zoti Basha dhe mbështetësit e tij”, tha Nishani për Fax News.

Vinkmag ad

Read Previous

Arrestohet prifti, përdhunoi 16-vjeçaren shqiptare për 4 vite rresht, ja çfarë i gjeti policia në kompjuter

Read Next

Prokurorja Sonila Muhametaj bën padi ndaj KLP në Gjykatën Administrative

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular