U zhduk në det/ Gjendet i vdekur ish-ministri grek

Ish-ministri grek Sifis Valyraki, njëherësh një nga drejtuesit e rëndësishëm të PASOK-ut, i zhdukur që nga mesdita e së dielës në Gjirin Evria, u gjet i vdekur pranë ishullit të vogël të Pezonisit pranë portit.

Sipas informacioneve, gomonia e tij kishte mbetur e bllokuar nga një mjet tjetër lundrues, ndërkohë që vetë 77-vjeçari nuk gjendej në bordin e saj. Në mjet u gjetën edhe dy shtiza peshkimi.

Operacioni për të gjetur ish-ministrin filloi këtë pasdite, pasi gruaja e tij kontaktoi autoritetet duke pohuar se nuk kishte asnjë lajm prej tij që nga mesdita, ndërsa kishte dalë për peshkim. Kërkimi u krye me pjesëmarrjen e dy anijeve lundruese private, të një helikopteri të Marinës dhe një ekipi të Njësisë së Misioneve nëndetëse.  Rreth orës 20.30, trupi i ish-ministrit u gjet pranë ishullit “Pezonisi”, rreth një milje larg gomones.

Sipas zyrtarëve të Rojës Bregdetare, 77-vjeçari ndoshta rrëshqiti nga anija për ndonjë arsye dhe ra në det, ndërsa gomonia vazhdoi lundrimin.

Sidoqoftë, autopsia pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes së ish-ministrit.

Vinkmag ad

Read Previous

Pse blofet dhe skandalet nuk i ndahen Edi Ramës

Read Next

Albinizmi, frymë që i frikon zhvatësit e shqiptarisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular