Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka uruar në grupin e whatsapp të komisionit ku bën pjesë Ditën e Pavarësisë.
Mirëpo, ajo që nuk i ka shpëtuar deputetëve demokratë, është fakti se Çela ka uruar këtë ditë me një flamur ku shihet dhe portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha. Deputetët e PD, më konkretisht Enkelejd Alibeaj, e ka quajtur këtë urim si një turp, e në një postim në rrjete sociale thotë se duhet urgjentisht të bëhet dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare. Nga ana tjetër, reagimeve, Çela i është përgjigjur me fjalët “Rrituni për Shqipërinë që duam!”.
Postimi i Enkelejd Alibeaj:
Ja se çfarë poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit përmbi te! Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrënjët shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare! Dialogu mes deputetëve në grupin e whatsap:




