Skandali i inceneratorëve, deputetja e PD-së tregon detaje nga hetimi: Kjo ishte e dhëna më e rëndësishme

Jepi Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi bëri një përmbledhje të seancës së fundit të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve administratorja e inceneratorit të Tiranës dhe ish-administratori i impiantit të Fierit.

Për deputeten Çupi ka një tendencë për të penguar zbardhjen e të vërtetave për këtë aferë, megjithatë ajo shtoi se administratorja e inceneratorit të Tiranës me dëshminë e saj tregoi disa shkelje shumë të rënda.

Sipas Çupit, Ariola Kodra tregoi se kompania merrte nga shteti 29 euro për gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve, ndërkohë që kjo punë nuk kryhej.

“Ka një tendencë për ta penguar, mos thënë të vërtetat. Pasi në një aferë 400 milionë dollarë po mundohet të mbrohet nga personat e interesuar, qeveria, kryeministri, ministrat, zyrtarët e vegjël apo dhe administratorët. E filluam seancën me administratorët pasi pronarët janë në kërkim. Me shkrim nuk është se kishin bashkëpunuar me Komisionin. Kishte një tendencë të përfaqësuesve të koncesionarit të thoshin “nuk di”. Sigurisht iu ikën memoria në këto raste, pasi janë miliona euro. Në afera të tilla kur një administrator nuk ka lidhje duhet të jetë i përgjegjshëm dhe të bashkëpunojë me Komisionin Hetimor dhe organet e drejtësisë për të treguar të vërtetën.

Ajo që ka ndodhur me administratorin e Tiranës na bëri përshtypje pasi kishte një interesim shumë të madh nga njerëzit. Ne bëmë shumë pyetje. Kontrata është lidhur në 2017 dhe faktet dolën që nga ky vit deri në 2020 nuk kishte një leje punimesh. U pretendua se kishte një rast për gjendje emergjence për shkak të mbetjeve, por që nuk u mbështet me shkresa apo kush e kishte shpallur. U vërtetua nga vetë dëshmitarja që 29 euro që ishte kostoja që paguante shteti për të gjithë procesin deri tek incenerimi, merreshin 29 euro, por puna nuk kryhej. Kjo ishte e dhëna më e rëndësishme”, tha Çupi për A2.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gazetarja paralajmëron zhvillime të reja: Do ketë veprime të tjera për Bashën lidhur me ‘Toyota Auris’

Read Next

Çfarë po ndodh në vijën e luftës Ukrainë-Rusi? Gazetari i Top Channel rrëfen përvojën: Në Lindje ishin larguar të gjithë, shkëmbeheshin të shtëna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular