
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se federata është një klan ku është përshirë edhe politika e llumit. Sipas tij ajo mbështetet nga Basha dhe Meta.
“E keqja nuk është asnjëherë e letë për ta mundur. sa më rrënjë ti këtë rrënjët aq më shumë kohë duhet. Ka 20 vite që qëndron aty, duhet të pyesim vetën a duhet të vijojmë dhe të shqetësohemi që me qindra fëmijë janë angazhuar në shoqata sportive fati i të cilëve përcaktohet nga ai njeri? te futbolli elitar është pjesë e aksioneve, ato para nuk janë të miat personale, por të taksapaguesve dhe sigurisht që do të shqetësohem nëse ka shitje ndeshjes apo mashtrime, ku është fondi i solidaritetit që u dhanë për pandeminë, ku janë 100 fushat e sportit në Tiranë? Ky është një klan që ka futbollin, të drejtat televizive, reklamat dhe ka edhe politikë. Sot i doli zot partia e varesë dhe populli i 2 marsit. Llumi shkon me llumin, kur i ke puplat e zeza të gjithë sorrat do rrinë bashkë”, tha Veliaj për Report Tv.
