Sot në 12:00 kryeministri merret në pyetje për skandalin e madh/ Rama bën paralajmërimin e fortë: Mezi pres të flas për…

Jepi Share

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në orën 12:00 i pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për të dëshmuar mbi aferën e inceneratorëve. Në një postim në faqen e tij në Facebook, kryeministri shkruan se mezi po pret të dëshmojë, ndërsa ka ilustruar me foto ndryshimet sipas tij që sollën projektet e inceneratorëve.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë🙏

*SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB

Mezi po pres😉“, shkruan Rama.

Komisioni hetimor parlamentar për incineratorët dëgjoi ditën e djeshme dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj por dhe të sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi. Hetimet janë një përpjekje për të hedhur dritë mbi dyshimet, se zyrtarë të lartë kanë abuzuar fondet publike në miliona euro me 3 incineratorët mbetjeve urbane në Elbasan, Tiranë dhe Fier. Komisioni po heton për dyshimet për korrupsion me miliona euro dhe shkelje ligjore me lejet dhe financimet e ndërtimit të tre incineratorët e mbetjeve në Elbasan Fier dhe Tiranë, procedura që kanë nisur 6 vjet më parë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/Si vajza nga Gramshi zhvati biznesmenë dhe doktorë deri në 150 mijë euro, hiqej sikur punonte në…

Read Next

Hetimi për vjedhjen nga plehrat/ Analisti i njohur fut në lojë ambasadoren Yuri Kim dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular