
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar disa pasuri të deputetit të qarkut Berat, Kasëm Mahmutaj. Vendimi ka ardhur pas një hetimi pasuror të SPAK mbi pasuritë e të vëllait të tij, Gazmend Mahmutaj, një i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën shfrytëzimit të prostitucioni në Itali
Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezerve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit.
Gazetarja Anila Hoxha bën të ditur se me urdhër të gjykatës kaluan në favor të shtetit dy apartamente të deputetit, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet.
Ndonëse i deklaruan si të ardhura nga emigracioni, gjykata vlerësoi se pasuritë e Behar, Kasëm dhe Gazmend Mahmutaj nuk justifikohen dhe se ka dyshime që burojnë nga krimi sa kohë ky i fundit rezulton i dënuar.

Vëllai i deputetit Gazmend Mahmutaj me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton të jetë shpallur fajtor nga Gjykata e Veronës në Nëntor 1993. Ky vendim për akuzën e shfrytëzimit te prostitucionit është konvertuar në Shqipëri me 8 vjet burg në të njëjtin vit deputetit dhe dy vëllezerve të tij iu është lënë pa konfiskuar vetëm nga një banese, që u toleruan nga gjykata për motive sociale dhe strehimi.
