“SPAK do shkojë deri në rangjet e larta të politikës”/ Dëshmia e Nuredin Dumanit, Klodiana Lala nxjerr prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë: Në rastin e Skerdilajd Konomit…

Analisti Artur Zheji deklaroi në “Pikat mbi i” se dëshmia e Nuredin Dumanit mund të hapë kasaforta shumë sekrete, duke iu referuar çështjeve të rëndësishme.

Ndërkaq gazetarja Klodiana Lala foli për dy persona të tjerë të botës së krimit të vrarë në Belgjikë dhe mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për të zbardhur shumë çështje.

Zheji: Ngelem te një analizë që mund të bëjë, te çelësi dhe te arma. Dumani si çelës për të hapur këto kasaforta shumë sekrete, ose që kanë qenë të mbyllura nën pagesë.

Lala: Nuredin Dumani është një vrasës gjakftohtë nuk ka kursyer askënd që i ka dalë përpara dhe ka marrë porosi dhe ka vrarë përfshirë dhe gra, pavarësisht se përpiqet të justifikohet. Patjetër që duke qenë i pajtuar nga grupe të ndryshme kriminale si në Elbasan, Durrës, Tiranë, Shkodër, Lezhë, bëhet fjalë për qytete ku krimi gëlon, padiskutim që mund të ketë informacione. Mbetet në nivelin e mesme.

Në rastin e Skerdilajd Konomit, fakti që është bërë shpërthim me tritol është shumë e vështirë të gjenden prova në vendin e ngjarjes, por nëse hetohet në harmoni me ngjarje të tjera të rënda që kanë tronditur më pas qytetin e Durrësit, siç është rasti i Eison Harizajt, mund të ketë prova që mund të çojnë në zbardhjen e këtij krimi.

SPAK do duhet ta ketë Dumanin si çelësin më të rëndësishëm në dorën e saj. Dumani flet për 2 emra konkretë në botën e krimit, Arjan Spahiu që njihet si Arjani i Vogël, i cili është vrarë në Belgjikë dhe pas tij është vrarë në Belgjikë një prej njerëzve më të afërt të grupit Çapja, Bledar Muça. Autoritetet belge kanë arritur të zbërthejnë telefonat e këtyre personazheve. Nëse do të kryqëzohen të dhënat SPAK ka mundësinë e artë të hapë kasafortën dhe të shkojë deri në rangjet e larta të politikës.

Vinkmag ad

Read Previous

Putinit “nuk i mbajnë më nervat” dhe kërcënon Ukrainën: Nëse Perëndimi ju dërgon armë, ja ku do ju godasim

Read Next

Ndarja nga jeta e Ardi Daullxhiut/ Reagon aktivisti politik: U tallën me dhimbjet e tua, ashtu siç tallen me dhimbjet e popullit çdo ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular