SPAK mbyll hetimin për dosjen e bujshme e vrasjes së biznesmenit të njohur/Këta janë të fortët që akuzohen për ekzekutimin e tij (Foto)

SPAK mbyll hetimin për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ndërkohë që i janë njoftuar akuzuat Viktor Ymerit i njohur si ‘Tori Xhihanës’.

SPAK ka ngritur akuzë dhe për të dyshuarin Indrit Rusi për vrasjen e Klodian Saliut, ndërsa nesër pritet t’i komunikohen akuzat dhe Emiljano Shullazit.

Ky i fundit ndodhet në regjimin 41 biss. Po ashtu, akuzat SPAK pritet t’ia komunikojë edhe Lulzim Berishës dhe Plarent Dervishajt.

Ishte dëshmia e Luftar Reçit, i penduari i drejtësisë që çoi në zbulimin dhe zbardhjen e plotë të 2 ngjarjeve të rënda kriminale të 15 viteve më parë ku në dy atentate mafioze u ekzekutuan Klodian Saliu si dhe biznesmeni Vajdin Lamaj me mikun e tij të fëmijërisë, Artan Arsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.