Spartak Ngjela parashikon zhvillime të bujshme, lëshon paralajmërimin e fortë për këto dy politikanë të rëndësishëm: Kjo gjë do ndodhë. Jam i bindur

Avokati i njohur Spartak Ngjela shkruan se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se ‘qendra e gravitetit të Shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi’. Më tej Ngjela shton se të gjitha ‘idetë e tjera, që dalin jashtë këtij gjykimi, janë kundër interesit kombëtar’.

Postimi i Ngjelës:

Shënim

Për interesin kombëtar.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se:

Qëndra e gravitetit të shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi.

Të gjitha idetë e tjera, që dalin jashtë këtij qjykimi, janë kundër interesit kombëtar.

Kush punon për bashkim kombëtar, duhet ta ketë të qartë në mendje se Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Etnike.

Kush nuk e pranon këtë, është me Beogradin.

Pse sot nuk po punohet politikisht për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë?

Sepse gjithçka pengohet nga Beogeadi me veglat e tij në Tiranë dhe në Prishtinë.

Këtë duhet ta dinë mirë: edhe Rama, edhe Osmani dhe, edhe Kurti.

Jam i bindur se, ardhja e presidentit të ri në Tiranë, do ta rigjallërojë juridikisht dhe politikisht doktrinën e re të  bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Vinkmag ad

Read Previous

45 kg kokainë në Durrës/ Arrestohet këshilltari i Erion Veliajt (FOTO)

Read Next

Firmoset URDHRI! SPAK bllokon dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe paralajmëron gazetarët: Do përfundojë në burg kush i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular