
Avokat Spartak Ngjela thekson se Berisha kërkon të fusë në konlflikt të armatosur veriun me jugun, dhe në këtë drejtim sipas tij, po e ndihmon Serbia.
Përmes një statusi në Facebook, Ngjela shkruan se Berisha po kërkon ta bëjë Shqipërinë si në vitin 1997, por harron faktin sipas tij, se SHBA i ka sytë e drejtuar nga Shqipëria.
“Kemi të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999. Tani po e kërkon pikërisht gjatë foltoreve të Sali Berishës. A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999? Le ta provojë po të dojë, por të mos e harrojë faktin se ndërkohë është nongrata në Shtetet e Bashkuara dhe, ligji i ri për ekstradimin midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar në korrik të këtij viti, është në gatishmëri për çdo orvatje të tillë. Le të presim e të shikojmë…”,shkruan Ngjela.
