“Spiunët në Gramsh…”/ Ervin Karamuço zbardh skenarët e forta të rusëve: Ju tregoj qëllimin e Putinit

Jepi Share

Eksperti për çështjet e sigurisë, Ervin Karamuço ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për planet ruse për të sulmuar digat në Kherson. Këtë strategji ai e lidh këtë me rusët që u kapën disa kohë më parë në Gramsh, të cilët thanë se ishin blogerë por u akuzuan për spiunazh.

“Ajo që ka ndodhur në Kherson është një digë e madhe dhe përpara dy javësh, Zelensky tha se kemi kapur operativë ruse që kanë bërë matje se ku do të goditet ajo erë për të përmbytur pjesën jugore, dhe një popullsi e madhe që del deri në Detin e Zi. Ku është ngjashmëria këtu?  Kemi kapur këta rusët e Gramshit. Në celularët e tyre është gjetur e njëjta gjë, kanë të njëjtat plane dhe skenar thjesht ndryshojë pozicionet gjeografike. Ajo ka ndodhur dhe në Shqipëri, kanë dashur të bëjnë rikonicion për të parë pikat e dobëta. Thjesht një dinamit që e blejnë rëndom. Ky është skenari. Janë përqendruar shumë në Ballkan, me të njëjtat skema si në Ukrainë. Në fillim të shtatorit, Putin shpalli botën ruse, e cila vjen nga pansllavizmi.“, tha Karamuço. Ai shtoi se Putin po synon myslimanët, që sipas të cilit, ka për qëllim që të nxisë një luftë fetare.

Duke u ndalur te sulmet kibernetike, ai u shpreh se nuk ka vetëm iranianë por dhe rusë.  Ndërkohë, duke u ndalur te situata në veri të Kosovës, ai shtoi:

“Te veriu i Kosovës janë 48 bazat ushtarake. Vuçiç thotë se janë evropianë ndërkohë që stërvitjet ushtarake janë vëllazëria sllave. Vijmë te bota ruse. Kam takuar ministrin e Brendshëm kosovar para disa ditësh dhe tha se aty ka rusë.  Dy ditë më pas, u tha se jam mbi 300 veta operativë rusë. Kemi ngjarjen e Kumanovës ku shqiptarët sulmuan postet e policisë. Serbët dhe rusët i kanë shënim këto taktika. Mund të jetë i njëjti skenar që mund të bëjnë në veri të Kosovës dhe fillojnë goditjen e institucioneve dhe posteve.”

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Tensionet në veri të Kosovës, reagon SHBA: Serbët duhet të…

Read Next

Ul siparin “Hungarissimo”, festivali artistik që sjell bashkë kulturën shqiptaro-hungareze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular