Tensionet në veri të Kosovës, reagon SHBA: Serbët duhet të…

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i ka bërë thirrje zyrtarëve serbë që të rikthehen në institucionet e Kosovës, pas vendimit të tyre për braktisje të institucioneve. Komentet ai i ka bërë teksa ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, pas vendimit të Listës serbë për braktisjen e institucioneve.

Hill ka shtuar se Kosova duhet të formojë Asosacionin dhe t’i pezullojë menjëherë masat për targat. Ai u bëri thirrje të dyja palëve që t’i rikthehen dialogut dhe tha se ishte dakord me Bashkimin Europian sipas të cilit zhvillimet e fundit rrezikojnë përparimin e rëndësishëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e BE-së për të vazhduar ndërmjetësimin e negociatave. Të dyja palët duhet të tregojnë se janë të gatshme të kërkojnë zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe t’i respektojnë angazhimet e marra në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Hill.

Leave a Reply

Your email address will not be published.