
Kryeqyteti i Ugandës, Kampala është tronditur ditën e sotme nga një seri shpërthimesh me bombë. Tre persona, të hipur në motorçikleta kryen aktin kamikaze përpara selisë së parlamentit të vendit dhe stacioneve policore. Për pasojë, kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë plagosur 33 të tjerë. Autoritetet bëjnë me dije se bilanci mund rritet.
I gjithë aksioni ka ndodhur në harkun kohor të 6 minutave. Policia ka gjetur çanta të tjera me bomba në disa prej lagjeve të kryeqytetit, ndërsa është arrestuar atentatori i katërt, i cili nuk ia doli të finalizonte aktin terrorist. Zyrtarët qeveritarë akuzojnë fraksionin kundërshtar Forcat Aleate Demokratike të Vendit për aktet vrastare. Ndërkohë, është publikuar një video tronditëse e njërit prej shpërthimeve kamikaze në Kampala. Një motoçiklist qëndron në mes të rrugës dhe ndodh shpërthimi i tmerrshëm.
Kampala Twin Explosion
— Daniel Lutaaya (@DanielLutaaya) November 16, 2021
-33 injured, five are critical
-Three attackers died as they detonated the bombs
-Three Ugandans died
-The explosions happened six minutes apart.
-Two bombs were defused before they exploded.
-Police officers among the injured.#NBSUpdates pic.twitter.com/A4bbmELaHW
