Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbarkuar në Fushë-Krujë pasditen e sotme për të mbajtur foltoren e radhës. Duke folur para demokratëve, ai theksoi se Basha është marrë ‘peng’ nga bandat kriminale.
Sipas Berishës, klani Rraja ka shantazhuar Lulzim Bashën ndaj ai nuk vjen dot në Fushë-Krujë që të përballet me demokratët.
“Ish-kryetari pa parti për të bërë fushata për kandidatët dhe për të qenë krah jush, sepse mori ultimatum nga klani Rraja. Në të njëjtën gjë ndodhi dhe në Elbasan dhe në qytete të tjera, ligjin e mori në dorë krimi. Jo vetëm në qytete dhe në fshatra, por brenda në parlament, ku me dhjetëra ligje kaluan që ata të merrnin tendera dhe koncesione”,-tha Berisha