Sulmohet prokurori/3 persona i ngulin thikën pas shpine

3 persona i kanë bërë një atentat një prokurori ditën e diel.
Ata i kanë zënë rrugën prokurorit në orën 5:30 të mëngjesit dhe njëri prej tyre i ka zënë rrugën dhe nuk ka lëvizur edhe pse prokurori i ka dhënë shenja me drita që të largohen nga rruga. Pasi ai ka kaluar, të dyshuarit e kanë ndjekur me makinën e tyre dhe në momentin që ai është ndalur se pari e kanë fyer e më pas ka nisur përleshja në fshatin Çegran, të Gostivarit.
Të tre e kanë goditur prokurorin, ndërsa i mituri e ka goditur me thikë pas shpine. Prokuroria tha se prokurori ka nxjerrë pistoletën që e ka pas me leje dhe ka qëlluar në ajër, në momenti që ka parë se dhunuesit kanë dashur që ta vrasin. Personat që janë dy të rritur dhe një i mitur janë lënë në paraburgim për 30 ditë dhe më pasë do të dalin para Gjykatës. Për të miturin procedura do të zhvillohet sipas ligjit për drejtësi për fëmijë. Prokurori është jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin mjekësor.

Vinkmag ad

Read Previous

Edhe një grua në vrasjen e Mateos/ Zbulohet lidhja e saj me Klodian Çalamanin

Read Next

VIDEO/Ilir Meta: E kam zbuluar, ja kush më përgjon telefonin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular