“Tahiri meriton çdo lëvdatë”, Rama: Është vetëm i pari(VIDEO)

Jepi Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës, për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërsa publikon një video deklaratë të Kryeministrit Rama gjatë kohës që Tahiri ishte ministër, Bardhi shprehet se Tahiri është vetëm i pari në listën e atyre që do të përballen me drejtësinë.

“Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë.  Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai. Ai kishte të gjithë informacionin nga institucionet shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Saimir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilët i siguronin vota. Me një drejtësi të pavarur Rama sot nuk do të ishte kryeministër por më e pakta do të ishte nën hetim për kanabizimin e Shqipërisë, korrupsionin, kriminalizimin e shtetit, inceneratorët etj. PD është në mbështetje të plotë të SPAK dhe pret që ajo të veprojë me vendosmëri e pa u ndalur ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin dhe e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës”, shprehet Bardhi

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Policia bën ‘namin’ në Tiranë, 654 telefonatat brenda një jave ngrenë në këmbë gjithë strukturat, ja çfarë ka ndodhur (VIDEO)

Read Next

“Lexoje marrëveshjen”/ Qytetarët i zënë pritë para Kryeministrisë Ramës dhe bëjnë paralajmërimin e rëndësishëm: Protestat më tej do të jenë të dhunshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular