Tani Presidentin e zgjedh PS, reagon Alibeaj dhe nxjerr prapaskenat: Rama na doli nga fjala. Ja çfarë ndodhi

Raundi i tretë ka përfunduar pa një emër konkret për kandidaturë presidenti. Pas deklaratave të Taulant Ballës, ka reaguar menjëherë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit  theksoi se tashmë, pas dështimit të raundit të tretë, Presidenti që do të zgjidhet me votat e PS, nuk do të jetë Presidenti i shqiptarëve.

Ai tha se Rama u doli nga fjala dhe u humb shansi për një emër konsensual.

“Në momentin kur ne afruam rregulla që u pranuan me zë dhe figurë nga ana e Ramës ndodhi ajo që di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet. Në këtë proces e dimë qartë që për shkak të ndryshimeve të vitit 2008 presidenti zgjidhet me 71 vota në raundin e katërt dhe pestë.

 Është detyrë e opozitës për të mos zgjedhur një president të njëanshëm. Për një president mbi palët nuk duhet të ishte as i njërës dhe as i tjetrës. Ajo që Rama ka thënë gjithmonë e bëri dhe kësaj radhe. Humbëm një rast për t’i dhënë shqiptarëve një institucion që do të kishte legjitimitetin e palëve”, tha Alibeaj.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ “Qepe! Mbylle gojën!! Mos të vij aty të të kap për flokësh!” “Merr leckat dhe ik”- Nënë e bijë përplasen në emision: Po gjyshen do ma ngecësh mua?

Read Next

Shtohet rreziku i lartë/ Kreu i NATO-s lëshon paralajmërimin: Futemi në luftë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular