Mediat serbe pranë pushtetit në serbi kanë publikuar pamje të disa tankeve, të cilët sipas tyre janë nisur drejt kufirit me Kosovën. Sipas B92 bëhet fjalë për tanke të llojit T-72 MS, në nisura nga baza ushtarake në Rashkë, të cilat janë të dhuruara nga rusia.
“Tanke moderne beteje të ushtrisë serbe rrugës për në Jarinje dhe Bërnjak”, shkruhet krahas fotove.