Prej disa ditësh ka filluar një debat brenda Partisë Demokratike për mbështetësit që dalin hapur pro “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili së fundi ka filluar një foltore, një aksion politik për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës dhe rikthimin e PD-së në vlerat dhe parimet e saj. Pra, një PD më të hapur, një PD për qytetarët dhe në interesin e një opozite të bashkuar dhe jo një forcë politike të marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe e keqpërdorur nga Lulzim Basha për interesat e tij dhe të familjes.
Edmond Spaho dhe Ervin Salianji janë dy personazhe që kanë filluar të fërkohen së fundi në PD. Dikur miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, tani janë kthyer në dy armiq.cna lajme politike
Në fushatë kanë qënë së bashku, por komandën e bënte Ervin Salianji, i cili dëbonte nga fushata kë të donte, siç ishte dhe rasti i konfliktit me ish-kreun e degës së PD në Korçë, Andrea Mano apo edhe me vetë Spahon, i cili ka qënë një nga mbështetësit kryesorë të Ervin Salianjit.
Por, çfarë ka ndodhur?
Disa javë më parë një telefonatë e tensionuar mes Spahos dhe Salianjit ka thyer gjithçka. Ka qënë momenti kur në Partinë Demokratike të Korçës filluan dorëheqjet dhe largimet si kundërshti ndaj Lulzim Bashës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ka qënë ish-kryetari i degës Andrea Mano, më pas disa anëtarë kryesie dhe në fund edhe një grup i madh anëtarësh kryesie, dhe grup seksionesh të cilët akuzonin Lulzim Bashën për humbjen dhe drejtonin gishtin nga Ervin Salianji, si një njeri që e kishte përçarë dhe shkatërruar këtë parti.
Spaho në atë kohë ende në detyrë si nënkryetar i PD-së, është dërguar nga Lulzim Basha në Korçë, por ajo që ka ndodhur është se Edmond Spaho nuk u shfaq më në strukturat drejtuese, por ishte Ervin Salianji ai që shkoi në Korçë.
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho është kthyer nga rruga.
CNA.al ka zbuluar mjaft detaje dhe ka mundur të sigurojë të dhëna se ku qëndron e vërteta e këtij “audio-përgjimi”, për të cilin sot shkruan vetë Edmond Spaho në rrjeshtat e fundit të një postimi të tij në rrjetet sociale ku i përgjigjet Salianjit, të cilin e quan si një “mitroloz” i PD-së.(Lexo këtu)
Në fakt Salianji është quajtur “Babale”, “Mr. Been”, i kanë thënë klloun, sharlatan, e të tjera nga këto, por edhe “mitroloz” nuk e kishte quajtur ende njeri.
Gjithësesi CNA.al po sjell më poshtë të dhëna më të plota, rreth një audio-regjistrimi që ka në dorë Spaho, e cila i është treguar shumë miqve prej tij, ku Ervin Salianji, me një gjuhë vulgare, prej rrugaçi, nuk sulmon vetëm Spahon në bisedë, por thotë disa të vërteta të mëdha edhe për Lulzim Bashën.
Biseda ka ndodhur, siç e theksuam më lart, disa javë më parë, gjatë kohës kur filluan dorëheqjet në Korçë, ku Spaho ishte nisur drejt këtij qyteti për të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë. Por, është telefonuar nga Salianji, të cilit i është përgjigjur se është duke ikur në Korçë për shkak të mbledhjes, dhe për këtë e kishte deleguar Lulzim Basha.
Përgjigja e Salianjit ka qënë mjaft e ashpër.
“Ti je një k…. Nuk më rr…për Lulzim Bashën. Lulzim Basha është një k…. Kthehu nga rruga, dega e Korçës është e imja. Atë e di unë…ti je një b…q…”, e të tjera nga këto sharje, fyerje dhe ofendime nga më të neveritshmet në drejtim të Spahos, pasi për Lulzim Bashën disa ndoshta nuk janë fyerje, mund të jenë dhe të vërteta.
Por, në rastin e zotit Spaho, dhe të audio-përgjimit që ai tashmë e ka në dorë dhe që sot e shkruan dhe e raporton duke theksuar se ka pasur sharje dhe fyerje në telefon, jemi përballë faktit që Salianji dikur mik i ngushtë i Spahos, tashmë sillet me të në mënyrë bastarde dhe vulgare, duke përfunduar deri në një sherr banal, i cili është i regjistruar dhe shumë shpejt do t’i bëhet në dijeni dhe publikut sipas tekstit që ne kemi dhënë më lart.
Por, këtë herë nuk kemi një audio-përgjim “Babale” të montuar, por kemi “Babalen” e vërtetë që flet si rrugaç me deputetët dhe drejtuesit e Partisë Demokratike. Dhe e quan Lulzim Bashën K…Ndoshta e vlerëson më shumë sesa duhet, por ai ashtu e quan.