“Tik-Tak, ora po afron”/ Monika Kryemadhi publikon foton dhe paralajmëron publikisht kryeministrin Rama: Po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë duke…

Jepi Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas paralajmërimit që bëri sot kryeministrit Rama për goditjen e evazionit fiskal në lidhje me deklarimin e pagave të punonjësve.

Kryemadhi teksa publikon një foto nga inceneratori i Tiranës, paralajmëron se shumë shpejt drejtësia do të godasë sërish për pronarët e këtij inceneratori, që sipas kryetares së LSI-së kanë fituar azil në Vjenë.

 “Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron.

P.S: Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korrupitv vlera deri në 9 milion dollarë. Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve.”, shkruan Kryemadhi.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Presidenti i ri, paralajmëron Rama: Presim deri në raundin e tretë që të…

Read Next

“Më detyronin dhe më dhunonin që të abortoja”, 38-vjeçarja trondit me rrëfimin: Më kanë prerë me gërshërë dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular