Kozak Braci është rrëmbyer dhe ushtruar dhunë ndaj tij për disa minuta. Ndërkaq, policia ka identifikuar autorët e ngjarjes dhe i ka shpallur në kërkim, e ndërsa është bërë i mundur gjetja e të riut Braci.Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i nisur në rrjete sociale që ka agravuar më pas.
Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, policia bën me dije e kanë shoqëruar shtetasin K. B për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Kujtojmë se rreth 1 javë më parë në pallatin e tij në zonën e “Alliasit” iu vendos një lëndë piroteknike në sheshpushimin e pallatit.
