Search
Close this search box.

Tragjedia e Gërdecit/Media amerikane shkruan për Fatmir Mediun: Dikur i shpëtoi drejtësisë por tani…

Media amerikane ‘Boston Globe’ i ka kushtuar një shkrim rikthimit të çështjes së Gërdecit dhe ringritjes së akuzës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërdorim detyre. Sipas gazetës amerikane, Mediu i shpëtoi dikur për shkak të imunitetit por tani do të përballet me akuzën për tragjedinë e Gërdecit të vitit 2008 ku humbën jetën 26 persona.

 Shkrimi i plotë:

Prokurorët shqiptarë ngritën të enjten akuza kundër ish-ministrit të Mbrojtjes lidhur me  shpërthimin masiv në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec në vitin 2008 që vrau 26 persona.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, ose SPAK, e ngarkuar me hetimin e zyrtarëve të lartë, njoftoi se kishte akuzuar Fatmir Mediun, ministër i Mbrojtjes në vitet 2005-2008, për shpërdorim të detyrës.

E njëjta akuzë u hodh poshtë në vitin 2009 dhe Mediu i shpëtoi ndjekjes penale për shkak të imunitetit të tij si deputet i rizgjedhur në parlament.

Gjykata shqiptare vendosi në shtator të rihapë çështjen.

Mediu është ende deputet i një partie opozitare, por imuniteti parlamentar nga çështjet penale u hoq në vitin 2012. Mediu ka mohuar përfshirjen e tij në tragjedinë e Gërdecit duke e quajtur akuzën të motivuar politikisht.

Çështja rifilloi pas kërkesës së prindërve të djalit 6-vjeçar i cili u vra teksa luante në oborrin e shtëpisë së tyre në Gërdec, në shpërthimin e 15 marsit 2008.

Shpërthimi vrau 26 njerëz, u plagosën 264 dhe dëmtuan rreth 5500 shtëpi.

Në vitin 2012, një gjykatë dënoi dhe burgosi ​​19 persona për shpërthimin, por të afërmit e  viktimave u ankuan të revoltuar se zyrtarë të lartë të qeverisë i ishin shmangur drejtësisë.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Saimir Tahiri feston ditëlindjen, këndon me Aleksandër Gjokën: Mos puthësh dorën e saj kur zgjatet…

Read Next

“Ballkani i Hapur”/Edi Rama shkon në Serbi më 3 dhe 4 nëntor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular