Anisa Muçaj /Festivali i dyte ” Netet e Bejkes se Bardhe”, qe u mbajt ne Pilur te bashkise se Himares, ne datat 5 dhe 6 qershor 2021, pati shume surpriza dhe risi. Pjesemarrja e mbi 140 polifoneve te ardhur nga tete bashkite e zones jugore dhe Shqiperise se Mesme, e shnderroi dy ditshin e festivalit nje kohe festimi dhe gezimi per disa qindea te ftuar dhe adhurues te polifonise shqiptare.
Edicioni i dyte qe zhvillohet ne vendlindjen e poetit te famshem te polifonise autoktone shqiptare, Nderit te Kombit, Lefter Çipa, mblodhi pas dy vjetesh edhe dhjetra turiste dhe emigrante shqiptare. Por nder mysafiret me te veçante ishon dy perfaqesues te Lugines se Presheves, veçanerisht kryetari i Keshillit Nacional Shqiptar te Lugines, zoti Ragmi Mustafa, i cili duke pershendetur festivalin ne diten e pare, ne shenje simbolike dhuroi per banoret e Pilurit dhe muzeun e projektuar rishtazi per poetin e shquar Lefter Çipa tri fidane molle e kuqe te sjella simbolikisht si dhurate nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja per viset dhe Pilurin e famshem te kenges shqiptare. Duke ia dhuruar keto fidane birit te poetit dhe gazetarit Aleksander Çipa, zoti Mustafa shtoi se: Simbolikisht kemi sjelle tri fidane nga tri komunat tona nga trojet per te shprehur atdhedashurine tone dhe sidomos vleresimin per traditen e shkelqyer qe po gjejme ne Pilur dhe brigjet shqiptare te Himares.
Te pranishmit dhuruan duartrokitje dhe levdime per kete simbolike, nderkohe qe deputetet e zones dhe te ftuar te polifonise si zoti Damian Gjiknuri, Laert Duraj, Vullnet Sina, Petro Koçi, Baftjar Zeqodhw kryetari i Bashkise zoti Gjergji Goro vleresuan festivalin dhe prurjet e konkuruesve.
Drejtori i Festivalit, poeti Kristo Çipa ahorehu falenderime te veçanta per dhuraten dhe vleresoi si surprize mberritjen e perfaqesuesve te larte tw Lugines ne kete feste te polifonise shqiptare.