“U zhgënjeva, ju nuk gdhendeni kurrë”, Edi Rama replikon me qytetarin në rrjetet sociale: Lojërat i kam zhvilluar dhe mbaruar që kur merresha me basketboll, këtij populli i marrin të…

Jepi Share

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një qytetar në rrjetet sociale në lidhje me programin e Këshillimit Kombëtar pasi ky i fundit e ka quajtur nismën e qeverisë lojë me shqiptarët.

Rama shprehet se lojërat i la zhvilluar dhe mbaruar që kur merrej me basketboll ndërsa këtë punë sot e bën me mish dhe shpirt.

Komentuesi: Pak seriozitet nuk bënë keq, vërtet …..trajneri ka një strategji për lojën dhe nuk dëgjon tifozët nga stolat dhe ju. Nëqoftëse ju mungojnë idetë drejtohuni të njerëz që kanë idetë dhe përvojën për të drejtuar shtetin .

Lajcizmi ka dhe një kufi në rastin tënd është për mendimin tim tallje .zotëri mos harxho kohën më lojra por punoni se vendi ka 1001 probleme. Kisha përshtypjen se mandati i 3 të i juaji do ishte ndryshe pa komplekse i drejt për drejtë pa menduar kostot politike por bërjen e shtetit të drejtë dhe për qytetarët por u zhgënjeva ju nuk gdhendeni kurrë dhe mirë bëni se ai popull të tillë udhëheqës duan

Edi Rama: Ketij populli i marrin te keqen te tere ata qe e pergojojne dhe ofendojne, nderkohe qe lojerat i kam zhvilluar e mbaruar kur merresha me basketboll, ndersa kete pune sot e bej me mish e me shpirt, keshtu qe gjithkush eshte ne te drejten e vet te mendoje e te thote c’te doje, po jo gjithkush ka te drejte kur thote ate qe mendon.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Putin prezanton ‘armën sekrete’ në konfliktin me Ukrainën (FOTO)

Read Next

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular