UGSH dënon dhunën e kryeministrit Rama ndaj Ambrozia Metës: Prekja fizike e gazetares është cenim i Kodit të Etikës dhe integritetit fizik

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Prekja fizike e gazetares është cënim i Kodit të Etikës dhe i integritetit fizik, zoti Kryeministër!

Tiranë më 19 Mars 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj replikave të Kryeministrit Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta, e cila në të drejtën e vet profesionale këmbëngulte për një përgjigje konkrete prej kryeministrit, në konferencën për shtyp me gazetarët në datën 19 Mars 2024. Kryeministri jo vetëm që nuk jepte një përgjigje konkrete për pyetjen specifike, por me një gjuhë replikuese dhe nga pozita e edukuesit moral shmangej nga detyrimi për të dhënë një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike prej njërit nga projektet më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar.

Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cenim të etikës, deri në cenim të integritetit fizik të gazetares.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtij momenti dhe shpreh solidaritetin me kolegen Meta, e cila spikat si reportere kurajoze në kërkim të fakteve dhe të dhënave që synojnë transparencë publike dhe llogaridhënie prej qeverisësve.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Vinkmag ad

Read Previous

Nisma e Ministrisë së Arsimit, pusullë gjigande ku fëmijë, të rinj, prindër dhe gjyshër shkruan mesazhe për mësuesit

Read Next

Rama i “fali” Sazanin, dhëndrit të Trumpit-Analisti Ramabaja: SHBA do lëvizë në biznes dhe jo në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular