Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sjelljen e kryeministrit Rama me gazetarët: Po cenohet liria e medias, erë autoritarizmi

Jepi Share

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve gjatë konferencës së ditës së sotme. Në deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë thuhet se kjo sjellje e kreut të qeverisë ndaj gazetarëve cenon lirinë e medias dhe prodhon një formë autoritarizmi ndaj lirisë së shprehjes.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Bullizimi i reporterëve apo masat kryeministrore për “riedukim”, janë  presion dhe privim i lirisë për raportim të thelluar

Tiranë më 7 Prill 2022

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon komunikimin e kryeministrit  Edi Rama me reporterët në takimin e zhvilluar në datën 7 prill 2022 në selinë e Kryeministrisë, për njohje dhe dialogim për rezultatet e mbledhjes së opinioneve të projektit për Këshillim Kombëtar. Në një pasazh të këtij dialogu kryeministri Rama bullizon një reporter dhe rikujton indirekt masën e mundshme përjashtuese, sikundër ka ndodhur pak ditë më parë, me reporteren Ambrozia Meta.

Këmbënguljes së reporterëve për informacion dhe përgjegjësi të posaçme ndaj çështjeve me ndjeshmëri të madhe publike, kryeministri u përgjigjet me paralajmërim për masat e tij për “riedukim”, të cilat nënkuptojnë përjashtimin nga mundësia e marrjes pjesë në konferencat e shtypit apo të mundësisë për të komunikuar. Gjeste dhe sjellje të tilla, qoftë të shprehura edhe me humor, janë alarm për raportet e qeverisësit me gazetarin dhe sidomos misionin e transparencës në spektrin plural të mediave tona.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon këtë sjellje dhe model komunikimi dhe kërkon zhbërjen e masave të tilla “riedukuese” për gazetarët, të cilat bien erë autoritarizëm.

Përjashtimi i reporterëve nga mundësia për të komunikuar me kryesuesin, pjesëtarë të tjerë të Ekzekutivit të vendit apo të çdo institucioni qendror, përbën shkelje të së drejtës themelore, lirisë së fjalës, lirisë së informimit etj.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e plotë me kolegët dhe bashkohet fuqimisht në reagimin për një tërheqje të menjëhershme të kryeministrit nga incidente të tilla.

Gazetarët janë në shërbim të interesit publik dhe detyra e tyre është informimi. Ndalimi i tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kudo dhe kurdo për realizimin e kësaj detyre, është cënim i lirive themelore, është pengim i lirisë raportuese dhe kurajos për informim.

Zyra Informuese

Unioni I Gazetarëve Shqiptarë

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

‘Bëhuni gati’/NATO bën paralajmërimin e frikshëm

Read Next

Nuk përmbahet Frrok Çupi: SHBA s’e arrestoi Sali Berishën, por duhet ta bëjë Shqipëria, i zoti i shtëpisë duhet t’i “lidhe qentë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular