Ushtria zbarkon me forca të shumta në hotelin shqiptar ku ndodhi krimi i rëndë

Forca te shumta te Ushtrisë shqiptare kane zbarkuar sot në hotelin ku u gjeten te vdekur katër turistet ruse për të kryer eksperimentin për të gjetur shkakun e ngjarjes.

Grupi hetimor pritet të zhvillojë një eksperimet në ambientet e pishinës ku ekspertët e laboratorit ushtarak do të përcaktojnë nëse ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike që mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen.

Nga ana tjetër Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa hetime po zhvillohen edhe në shtetin Rus ku është kryer autopsia pas mbërritjes atje të trupave të viktimave. Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, teksa ka administruar disa dëshmi dhe prova material. Edhe ambasada ruse në Shqipëri po ndjek me interes të madh hetimet e autoriteteve mbi vdekje e turistëve rusë.

Vinkmag ad

Read Previous

Çfarë po paralajmëron njeriu i Bashës: Nesër mund të ndodhë…

Read Next

Ç’po ndodh në kufi? Media serbe jep alarmin: Forca të armatosura në veri të Kosovës, rrezikohet përplasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular