Vendimi/Gramoz Ruçi përzë gazetarët nga kryesia e Kuvendit

Përmes një vendimi të Byrosë së Kuvendit tashmë gazetarët nuk do të lejohen të jenë të pranishëm në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.

Vendimi i firmosur nga kryeparlamentari, Gramoz Ruçi saktëson se gazetarët do të jenë të kufizuar të marrin intervista dhe prononcime në korridoret e Kuvendit.

Gazetarët do të qëndrojnë në një dhomë të veçantë, nga ku do të mund të ndjekin përmes rrjetit të transmetimit të kontrolluar.

Vendimi i publikuar në faqen e Kuvendit mban datën 2 qershor dhe ndryshon rregulloren e vitit 2014.

“Personat e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë akomodohen në dy godinat e parlamentit, në mjediset e caktuara për ta si me poshtë:

Te Kryesia e Kuvendit në News Room/ Salla e Gazetarëve, qe ndodhet në katin e pare te godinës,

Te ambienti i caktuar për gazetarët te Salla e Seancave Plenare” thuhet në vendimin.

Përjashtim duket se bëjnë dy mediat RTSH dhe ATSH.

“Personat e akredituar, punonjës të RTSH dhe ATSH, mund të lëvizin lirisht edhe në këto ambjente”, thuhet në vendim.

Vinkmag ad

Read Previous

Zhdukja e shefit të anti-drogës/ Rudolf Elezoviç u largua nga Shqipëria me dokumente false drejt SHBA, ja kush e ndihmoi

Read Next

VIDEO/Berisha: Po të duan le t’i marrin të pandehur gruan dhe fëmijët e mi, por burgun e bëj unë për ta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular