(VIDEO) Aksidentohet familja shqiptare në Greqi. 3 të vdekur, shpëton vetëm djali 17-vjeçar, makina përplaset me cisternën

Një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në aksin Xyniada-Koromilia, pranë zonës së Domokisit në Greqi. Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një tanker gazi duke u kthyer në një grusht hekurishtesh.

Nga përplasja sipas mediave greke kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre  22 vjeçe teksa ka shpëtuar mrekullisht djali 17-vjeçar.

Duke folur për mediat lokale, përfaqësuesi i komunitetit të Koromilas, Dimitris Giataganas u shpreh se zona ku ndodhi aksidenti është kthyer në një aks tepër të rrezikshëm kohët e fundit për shkak të degradimit të rrugës.

Vinkmag ad

Read Previous

Përgjimet ndaj Rezart Taçit/Partnerja e ekonomistit italian: Janë kriminelë, edhe ty do të…

Read Next

Lufta për PD-në/Lulzim Basha bën lëvizjen e befasishme ndaj Sali Berishës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular