Mëngjesin e sotëm është aksidentuar këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar, Robert Berisha. Aksidenti ka ndodhur mes makinës së tij dhe një kamioni tek ‘Rrethi me flamur’.
Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe video nga vendi i aksidentit. Në video Robert Berisha shihet i nervozuar teksa bisedon me shoferin e kamionit. Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar përpos dëmeve materiale.