VIDEO/Ardi Veliu ikën nga zyra me “Range Roverin” e zi, i lë karrigen Gledis Nanos

Jepi Share

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është larguar ditën e sotme nga Drejtoria e Policisë, për herë të parë pas 4 viteve, jo si një zyrtar i këtij institucioni. Nga videoja e mëposhtme e publikuar nga Faxweb, shihet makina tip “Range Rover”, ngjyrë e zezë, teksa largohet nga institucioni i Drejtorisë së Policisë, pas dorëheqjen që dha ditën e djeshme. Veliu ka braktisur zyrën, duke i lënë karrigen Drejtorit të ri të Policisë, Gledis Nanos.

Ditën e djeshme Ardi Veliu dha dorëheqjen. Dorëheqja e tij vjen 10 ditë para përfundimit të afatit 100 ditor që kryeministri Edi Rama pasi kërkonte që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largoheshin nga radhët e “bluve”. Veliu u emërua në këtë detyrë në 5 shkurt 2018, pas shkarkimit të Haki Çakos dhe kishte edhe një vit kohë për të qëndruar në detyrë, pasi mandate i zgjat 5 vite. Veliu ka përfunduar studimet në Akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë, në vitin 1998. Gjithashtu është diplomuar dhe në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, në vitin 2004, ndërsa në vitin 2011 ka përfunduar studimet “Bachelor” në fakultetin e Drejtësisë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gledis Nano emërohet zyrtarisht Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Read Next

VIDEO/“Më nguli thikën në këmbë”, 44-vjeçari rrëfen dhunën nga gruaja dhe kunata: Donin të përfitonin dokumente në Francë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular