Një ditë pas dorëheqjes së Ardi Veliut, vjen emërimi i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.
Veliu, përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, theksonte se do të largohej nga detyra për t’iu përkushtuar më shumë familjes.
Ai është zëvendësuar zyrtarisht nga Gledis Nano, i cili ka 20 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit.
Së fundi, Gledis Nano ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
