Search
Close this search box.

VIDEO/Artan Hoxha zbulon kush janë ministrat që dalin te përgjimet e Rezart Taçit: Ky është procesi më i…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur më shumë dritë nga dosja me provat që SPAK ka kundër ish-bosit të naftës Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim për pastrim parash, ndërkohë që kunati dhe truproja i tij janë pas hekurave në Tiranë dhe mbi 18 milionë euro janë sekuestruar.

 “Në Korrik nga një bankë e Liechtensteinit është hapur një llogari në Tiranë në emër të llogarit të italianit dhe është xhiruar valuta, mbi 18 milionë euro. Mos gaboj ka qenë “Alfa Bank”, që njoftoi Drejtorinë e Pastrimit të Parave që sinjalizoi SPAK-un. Ngjarjet kanë nisur që në Korrik” tha ai.

Artan Hoxha u shpreh pesimist që biznesmeni mund të dorëzohet. “Po ka fikur telefonat. Që ne të kishim një çështje të plotë që ngrenë besimin te publiku, që sikur u bashkëpunua me italianët, të ishte edhe ai aty dhe jo të bëhet kjo loja me avokatë. Në momentin që paratë u konstatuan në Shqipëri, njerëzit e përfshirë” tha ai.

Gazetari Hoxha foli edhe për përgjimet e Rezart Taçin me kunatin, truprojën në Shqipëri dhe miqtë italianë. Sipas Hoxhës, italianët u mashtruan dy herë dhe për t’i gënjyer u futën në lojë edhe emrat e disa ministrave të qeverisë.

“Loja që del te përgjimet. Deri këtu Taçi ka marrë përsipër komisionin për lëvizjen e parave nga Tirana në banka të nivelit të dytë në Ballkan dhe më pas në Azi. Këta bënë punën operative këtu (kunati dhe truproja). Italianëve fillimisht u është thënë “mos u shqetësohuni”.

Kur italianët e kuptuan që paratë ishin të bllokuara, kaluan te varianti “B”, që del se përfaqësuesit e Taçit u thonë italianëve që paratë do të lirohen por fusin në lojë emra ministrash. I kanë thënë “duhet të firmosin të gjithë ministrat”, këto ishin spekulime, sepse nuk mund t’i lironin ministrat.

Janë përmendur personazhe të rëndësishme që do të hyjnë dhe do të zhbllokojnë llogarinë kundrejt një komisioni 3 milionë euro. Në telefonata del dhe janë përmendur emra të nivelit të ministrave të qeverisë aktuale.

Kjo ka ndodhur pas zgjedhjeve. U është thënë italianëve, kemi mashtruar mafiozët. Nga përgjimet, nëse janë përmendur emrat e pushtetarëve a është hetuar për këtë gjë? A ka pasur lidhje? Kur të dalin përgjimet do të fillojnë çudirat. Ky është procesi më i vështirë për Taçin, sepse nuk e ka më fuqinë që kishte, burimet njerëzore dhe financiare” deklaroi ai.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Artan Hoxha ‘plas bombën’: Po të thellohen hetimet për Rezart Taçin, gjendet vrasja me pagesën e frikshme

Read Next

Përplasja e Ervin Salianjit dhe Erjon Braçes në Kuvend, me foto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular