(VIDEO) Basha në Gjermani/Ilir Meta: E thërritën, i thanë ‘o djalë i mbarë’, mos na…

Presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me zyrtarë të lartë Bundestagut gjerman. Në një konferencë për mediat, Meta tregoi para gazetarëve se zyrtarët e kishin paralajmëruar që të mos e përmendte me emrin e tyre si garant për veprimet e opozitës, duke premtuar edhe distancim prej tij. Gjithashtu në fjalën e tij, kreu i shtetit shtoi se pas takimit me Bashën, gjermanët kishin kërkuar dhe mendimin e tij për zgjidhjen e krizës politike në vend.

 “Atë e thirrën në Gjermani, unë kisha vizitë të planifikuar prej muajsh. *nxjerr videon e Bashës.  Do bëhej hataja, se ku e thërret popullit dhe ia lë popullin përgjegjësinë. E thirrën atje dhe i thanë ‘More djalë i mbarë, u hodh edhe një shashkë, ne do distancohemi nga ty. Mos na përdor më ne se sikur ne të kemi thënë digji mandatet se na kanë thënë gjermanët’. Kështu i kanë thënë ata. Prandaj dridhej dhe qante ky. Mua më thanë zoti president si mund t’ju ndihmojmë që të mos ndodhi ndonjë hata ditën e shtunë dhe të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse,”-tha Meta ndër të tjera.

PJESË NGA KONFERENCA:

PYETJA: Basha tha se demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat. Çfarë halli keni ju?

Meta: Ilir Meta është në detyrë që të përmbushë detyrën si president. Se ça njohin shqiptarët dhe demokratët e dinë ata. Jam i hapur për të dhënë llogari dhe për të reflektuar. Më ka provokuar sepse është në hall dhe siklet, në borxhe që nuk i lan dot, unë them që nuk të ndihmon dot Ilir Meta se nuk i ka mundësitë jo se nuk do të kishte dëshirë. Por u përpoq që të mos e bojkotoje reformën territoriale, të dërgoi në konferencën e partisë tënde dhe të dhanë ofertën që sill platformën tënde. Sill hartën tënde që ta miratojmë me konsensus. Ai kurrë nuk e bëri një gjë të tillë. Dogji mandatet në kundërshti me atë që paralajmëroi Ilir Meta. E kishin thirrur në Gjermani, unë kisha vizitë të planifikuar prej muajsh. *nxjerr videon e Bashës.  Do bëhej hataja, se ku e thërret popullit dhe ia lë popullin përgjegjësinë. E thirrën atje dhe i thanë ‘More djalë i mbarë, u hodh edhe një shashkë, ne do distancohemi nga ty. Mos na përdor më ne se sikur ne të kemi thënë digji mandatet se na kanë thënë gjermanët’. Kështu i kanë thënë ata. Prandaj dridhej dhe qante ky. Mua më thanë zoti president si mund t’ju ndihmojmë që të mos ndodhi ndonjë hata ditën e shtunë dhe të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse. Pasi kam bërë këtë akt keni deklaratë të njeriut kryesor të Bundestagut, që mos të vihet në dyshim vendimi i presidentit për zgjedhje gjithëpërfshirëse. Unë s’jam penduar për çfarë kam bërë. Kam një pyetje për ju, në rast se Presidenti nuk do të dilte, cili politikan do të digjej më shumë? Lulzim Basha! A nuk u vu Presidenti në qendër të sulmeve. Nga shumë faktorë të tjerë që kërkonin ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe vendosjen e një regjimi flagrant në Shqipëri dhe për të shpallur Opozitën si terroriste. Ky është raporti unë e kam bërë që të mos përplaseshin demokratët dhe socialistët, ju e keni parë vetë. Sa njerëz janë plagosur në mitingjet që thirri zotëria? Kush ia kishte borxh? E mbani mend atë që humbi gishtin, atë që humbi syrin, ato nëna që u plagpsën? I tha Ilir Meta të mos futej në zgjedhje? Kush bojkotoi në 18 tetor? Vetëm 4 anëtarë të PS dhe PD-ja.

Vinkmag ad

Read Previous

Çfarë po paralajmëron Edi Rama: Sa të jem unë këtu deri në 2029 nuk do të…

Read Next

Edhe një grua në vrasjen e Mateos/ Zbulohet lidhja e saj me Klodian Çalamanin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular