Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se ai nuk do të heqë dorë nga angazhimi publik dhe politik. Madje ka kërkuar që demokratët të përgatiten për një rikthim të bujshëm të tij.
Berisha tha se nëse deri dje u thoshte socialistëve se do qëndrojë në politikë deri në moshën 85 vjeç, ndërsa para demokratëve të Kurbinit ai u betua se do të qëndrojë deri në moshën 95 vjeçare.
“Natyrisht nuk jam ai që tu them ju, se tani mirupafshim. Unë do të luftoj deri në fund të jetës sime me ju. Ua pata thënë një herë atyre socialistëve në Parlament, se këtu do të më keni derisa të bëhem 85 vjeç. Tani para burrave dhe grave të Kurbinit duhet të betohem se do të jem këtu, nëse e bën të mundur i madhi Zot, do jem këtu deri në moshën 95 vjeç. Të përgatiteni”, u shpreh Berisha nga foltorja e Kurbinit.
